INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Të jesh produktiv, konsumoni kafeinë me kolegët

Të jesh produktiv, konsumoni kafeinë me kolegët

Publikuar më: 16:10 05-07-2018

E dini sesi nis një punë e mirë në skuadër?

Mos u mendoni shumë pini një kafe me kolegët tuaj.

Një fillim i tillë i ditës ka magjinë që t’i jap grupit të punës më shumë produktivitet duke ndihmuar në përqëndrimin tuaj në punë.

Studimi u realizua ga Universiteti i Kalifornisë.

Në dy eksperimente ku u morën në vëzhgim 72 studentë shkencëtarët vunë re se personat që jepni gjykime më pozitive për projektet e përbashkëta si dhe punën personale kishin pirë një kafe më parë së bashku më kolegët.

Madje u vu se sa më shumë kafeinë të kishte kafeja aq më produktivë ishin.

Studimi i parë përfshiu studentë që pranuan se pinin kafe por iu kërkua që të mos e pinin një të tillë përpara se të përfshihenin në analizë.Studentët u n danë në 5 grupe.

Disa pinë kafe dhe pas 30 minutash nisën të diskutonin mbi tema komplekse, ndërsa të tjerët thjesht e konsumuan.

U pa se ata që kishin pirë kafe para diskutimit vlerësuan më pozitivisht veten dhe kolegët e tjerë të skuadrës krahasuar me atë që e pinë kafen pas diskutimit.Edhe eksperimenti i dytë ishte i ngjashëm me të parin vec faktit që u ofruan kafe me kafeinë dhe me pak kafeinë.

Të gjithë pjesëmarrësit e pinë para testit.

Rezutatet treguan se ata që e kishin pirë kafen me kafeinë i vlerësoni më pozitivisht veten dhe anëtarët e tjerë të grupit krahasuar me ata që e kishin pirë kafen të thjeshtë, pa kafeinë.

Article Logic
Execution time: 0.00080418586730957
array(1) { ["section"]=> string(52) "te-jesh-produktiv-konsumoni-kafeine-me-koleget-63915" }