INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjenja e vetmisë, parashikues i fortë i vdekjes së parakohshme

Ndjenja e vetmisë, parashikues i fortë i vdekjes së parakohshme

Publikuar më: 12:14 10-06-2018
Një studim i ri ka zbuluar se:"Vetmia mund të dyfishojë rrezikun ku një person të vdesë nga sëmundjet kardiovaskulare"
13.463 pacientë me sëmundje të ndryshme të zemrës u bënë pjesë e studimit.
Gjetjet e prezantuara nga ekipi danez në Dublin një ditë më parë thanë se ndjenja e vetmisë është një parashikues i fortë i vdekjes së parakohshme.
 
"Vetmia është tepër e shpeshtë pasi sot më shumë se kurrë njerëzit jetojnë vetëm. Hulumtimet e mëparshme zbuluan se vetmia dhe izolimi social janë të lidhura me sëmundjet koronare të zemrës, por kjo nuk është testuar ende tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare", thuhet në publikimin e studimit, ku shtohet se personat e vetmuar shfaqnin tre herë më shpejt simptoma ankthi dhe depresioni.
 
Gjithashtu, raportohen se këta persona kanë cilësi të ulët të jetës. Prezantimi u bë në konferencën vjetore të Infermierisë së Shoqatës Europiane të Kardiologjisë që përfshinte të dhënat e këtyre pacientëve të përfshirë në studim.
 vetemia_2.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0029609203338623