INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jesh fëmijë i vetëm është një ndër gjërat më të mira. 7 Sekretet e tyre!

Të jesh fëmijë i vetëm është një ndër gjërat më të mira. 7 Sekretet e tyre!

Publikuar më: 11:36 03-04-2017
Disa persona duan të kenë motër, ose vëlla, ndërsa disa të tjerë ndihen mirë që janë fëmijë të vetëm.
Ja disa arsye,sipas intv.al  pse është mirë të jesh fëmijë i vetëm:
 
1. Nuk kanë frikë të kenë apartamentin e tyre personal
Ata  ndihen rehat duke qenë të pavarur dhe nuk kanë frikë nga vetja e tyre. Gjatë jetës kanë pasur shtëpinë në dispozicionin e tyre  kur prindërit nuk ishin aty. Pra, sipas intv.al ata  janë mësuar të qëndrojnë  në një vend vetëm.
2. Dinë të bëjnë dhurata për të tjerët
Ata nuk kanë pasur dikë që të konsultoheshin për t’i bërë dikujt dhuratë. Fëmijët e vetëm, kanë ide në lidhje me dhuratat që prindërit i kanë bërë gjatë jetës së tyre. 
3.  E shijojnë mirë kohën në vetmi
Ata kur janë vetëm, dinë si të krijojnë një atmosferë të mirë që të mos mërziten. Këto fëmijë nuk e kanë fare problem të kalojnë kohën e tyre vetëm. Sipas intv.al nuk varen nga shoqëria për të bërë diçka dhe nuk i shqetësojnë të tjerët.
4. Nuk i kanë ndarë gjërat me dikë tjetër
Gjatë fëmijërisë këta fëmijë  kanë pasur çdo gjë të tyren dhe nuk i kanë ndarë gjërat me dikë tjetër. Lodrat e tyre nuk i kanë ndarë me askënd. Prandaj, kur rriten e kanë pak të vështirë të ndajnë me të tjerët gjërat e tyre, por sërish kjo gjë nuk ndikon negativisht në sjelljen e tyre në shoqëri.
5. Dëshirojnë të krijojnë njohje të reja
Fëmijët e vetëm, edhe pse nuk kanë pasur motër ose vëlla dhe kanë qëndruar vetëm me prindërit, sërish janë shumë të hapur të njohin njerëz të rinj. Ata janë shumë socialë, pasi ende e ndjejnë mungesën e të tjerëve.
6. Krijojnë shoqëri me njerëz më të mëdhenj
Ata e kanë të lehtë të krijojnë shoqëri me njerëz  më të mëdhenj, sepse gjithmonë kanë qenë të rrethuar me njerëz të tillë. Fëmijët e vetëm kanë shumë miq më të mëdhenj se vetja. Ata gjithmonë janë ndier më të pjekur se moshatarët e tyre.
7. Kanë më shumë përgjegjësi
Me kalimin e kohës, përgjegjësitë e tyre rriten, pasi nuk kanë askënd të ndajnë problemet. Ata janë mësuar t’i zgjidhin gjërat vet. Sipas intv.al fëmijët e vetëm janë më të gatshëm të krijojnë diçka serioze me dikë, pasi nuk tremben lehtë nga përgjegjësitë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832