INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë të shqetësuar për rritjen e çmimit të naftës. A do reflektojë qeveria?

Të gjithë të shqetësuar për rritjen e çmimit të naftës. A do reflektojë qeveria?

Publikuar më: 13:59 13-07-2019

Plani i qeverisë për të rritur edhe më shumë çmimin e karburanteve në vend ka krijuar shqetësim të madh. 

Së fundmi ka reaguar Konfindustria, e cila do t’i kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në asnjë rast akte ligjore që parashikojnë rritjen e mëtejshme të barrës fiskale në formën e taksave dhe tarifave mbi karburantet.
Por çfarë parashikon projekligji i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë? Parashikon dy tarfia të reja. E para lidhet me koncesionin për kontrollin e pompave të pikave të karburantit, një shërbim ky që nga duart e shtetit do të kalojë te private.
Tarifa tjetër lidhet me krijimin e një agjencie të re qeveritare, e cila do të menaxhojë rezervat e detyrueshme të sigurisë së karburanteve.
Në draft thuhet qartë se financimi i kësaj agjencie, si pjesa administrative ashtu dhe pjesa e krijimit të rezervave të karburanteve, do të bëhet përmes një tarife të vendosur mbi çmimin e shitjes së naftës dhe benzinës.
Dhe sigurisht që dy tarifat e reja nuk do të paguhen nga kompanitë por nga qytetarët.
Ndërkohë, sipas Konfindustrias Shqipëria renditet sot në 20-25 vendet më çmimin më të lartë të karburanteve në botë, ku barra fiskale përbën deri në 60% të çmimit fundor për bizneset dhe qytetarët. Gjithesej janë 7 taksa dhe tarifa që paguajnë qytetarët shqiptarë për çdo litër naftë apo benzinë që blejnë dhe nëse qeveria nuk tërhiqet nga drafti mund të shkojnë në 9.

projekligji_per_naften.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279