INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë qeshim me videot e Xumit në INSTAGRAM, por tashmë do ta shohim edhe si moderator? Ja çfarë thotë ai [FOTO]

Të gjithë qeshim me videot e Xumit në INSTAGRAM, por tashmë do ta shohim edhe si moderator? Ja çfarë thotë ai [FOTO]

Publikuar më: 18:15 20-04-2018

Si ata që e ndjekin në Instagram edhe ata që nuk e ndjekin, jemi të sigurtë që qeshin me videot e tij të shumta humoristike. Xum Allumi në pak kohë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me videot dhe fotot e tij në rrjetet sociale dhe shpesh herë i është bërë pyetja nëse do ta shohim në ndonjë spektakël humori.

Mirëpo kjo nuk është asgjë, pasi Xumi paska plane më të mëdha. Ai ishte i ftuar sot tek "Rudina" ku foli jo vetëm për videot humoristike, por edhe përfshirjen në muzikë me këngën "Pa ngjyrë".
Gjatë intervistës, humoristi zbuloi se së shpejti do e shohim me një emision të tijin.

"Kam dëshirë të bëj një emision timin, por me kismet. E ardhmja ka shumë surpriza", u shpreh Xumi pa dashur të zbulojë më shumë.

alluhs.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015881061553955