INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po presin bashkëpunimin me TAYNA-n, por AZET jep lajmin e papritur për fansat! [FOTO]

Të gjithë po presin bashkëpunimin me TAYNA-n, por AZET jep lajmin e papritur për fansat! [FOTO]

Publikuar më: 15:19 23-07-2019

Si Tayna ashtu edhe Azet janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar dhe sigurisht që një bashkëpunim i tyre do ishte “bombë”. Para pak javësh mediat kosovare lajmëruan se dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, mirëpo deri tani s’kemi parë asnjë shenjë.

Azet ka nisur turin e tij muzikor “Super Plus” në Ballkan dhe shumë shpejt do të vijë edhe në Shqipëri. Ai është shumë aktiv edhe me projekte muzikore, ndërkohë që ka bërë të ditur se po vjen me këngë të re.

Përmes një postimi në Instagram, reperi ka njoftuar se projekti i tij i ri publikohet të enjten (në orën 23:59).

“Money Money” titullohet kënga e re e Azetit, e cila do të vijë edhe me videoklip. Sigurisht që ishte një lajm shumë i mirë për fansat pasi ai nuk e kishte paralajmëruar më herët këngën e re dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim deri të enjten.

 

kmbg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436