INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po i prisnim dhe tani Avengers 4 është këtu! Shihni trailerin e parë [VIDEO]

Të gjithë po i prisnim dhe tani Avengers 4 është këtu! Shihni trailerin e parë [VIDEO]

Publikuar më: 11:56 09-12-2018

Fansat e Universit Marvel, Avengers dhe filmave me superheronj në përgjithësi kishin pritur për këtë moment që në momentin kur dolën nga shfaqja e Avengers Infinity War në kinema dhe më në fund ja ku është, trailer i parë i Avengers ENDGAME.

Në një lëvizje të papritur për Marvel dhe kompaninë e saj mëmë Disney, ata publikuan parë trailerin e Avengers 4, që i kanë dhënë emrin ENDGAME, që me shumë mundësi do të thotë se do të jetë filmi i fundit i tyre.

Traileri fillon me Tony Stark, i cili nisur dhe nga fundit i filmit të kaluar, ka mbetur në hapsirë i vetëm dhe është duke i dërguar një mesazh Pepper Potts ku i shpreh të gjithë dashurinë e tij. Për ju që nuk jeni fansa të filmave dhe nuk e njihni përmendsh historinë, Pepper është gruaja e Tony-t, pra e Iron Man e cila nuk donte që ai të luftonte me Thanos.

Traileri gjithashtu na bën me dije që filmi do të publikohet në prill, por deri atëherë sigurisht që trailera të tjerë do të dalin, duke na njohur pak nga pak me Avengers ENDGAME.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026450157165527