INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të gjithë për timonin… Pa nisur numërimi të gjithë shpallin fitoren [VIDEO]

Publikuar më: 23:34 25-06-2017

Pas përfundimit të procesit të votimit liderët e partive kanë dalë me deklarata ku shpallin fitoren e tyre në këto zgjedhje. Kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka preferuar që të jap deklaratë publike por me anë të një mesazhi dërguar deputetëve të Partisë Socialiste, bën me dije se timonin do ta kenë ata. Në mesazhin që Rama u ka dërguar deputetëve shkruan:
Edi Rama
Sipas të gjitha të dhënave timonin do ta kemi. Ju lutem ju lutem ju lutem mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm. Rroftë Partia Socialiste. Rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë. Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirëkuptim i plotë për këdo nuk na ka votuar. Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullore, për ta çuar me nder, deri në numërimin e votës së fundit këtë betejë historike për Shqipërinë që duam.
Por lideri i opozitës Lulzim Basha gjatë një deklaratë për mediat u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve dhe për fitoren e Partisë Demokratike. Ndërsa tha se ka mbetur procesi vendimtar ai i numërimit të votave, Basha ka kërkuar nga numëruesit dhe vëzhguesit që të mbrojnë vullnetin e popullit.
Lulzim Basha
Tani që votimi përfundoi ka mbetur procesi vendimtar, ai i numërimit të votave. I bëj thirrje të gjithë atyre janë përfshirë në këtë proces të sigurojnë dhe garantojnë përmes zbatimit të ligjit që vullneti i popullit të përmbushet. Ju takon ju vëzhgues, numërues të KZAZ që të bëni gjithçka që vullneti i qytetarëve të përmbushet. Nga të dhënat që kemi marr deri tani unë jam shumë optimist për rezultatin dhe për fitoren.
Edhe Lëvizja Socialiste Për Integrim shpalli rezultatet fituese, duke deklaruar se vetëm në Tiranë ka marr më shumë se 100 mijë vota. Ndërsa deklaronte rezultatet, Luan Rama gjatë konferencës për shtyp tha se “ato janë 5 herë më të larta se në vitin 2013 e se me këtë rezultat “Rilindja shkon në Opozitë”.
Luan Rama
Vetëm në qytetin e Tiranës numri i votuesve ka kaluar 100 mijë. Në gjithë qarkun e Tiranës numri i votuesve është 5 herë më i madh se në vitin 2013. Rilindja shkon në opozitë, Shqipëria votoi kundër krimit arrogancës, bandave
Luan Rama ka sulmuar edhe exit pollet e fundit dhe si ka cilësuar si përpjekje të dëshpëruara për manipulim të procesit.

Article Logic
Execution time: 0.0034418106079102