INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë janë “marrosur” pas këngës “Origami” të Era Istrefit, por me siguri ky detaj ju ka shpëtuar, zbulojeni tani! [FOTO]

Të gjithë janë “marrosur” pas këngës “Origami” të Era Istrefit, por me siguri ky detaj ju ka shpëtuar, zbulojeni tani! [FOTO]

Publikuar më: 20:59 18-04-2018

Era bëri namin me këngën “Bon Bon” këngë e cila bëri që këngëtarja shqiptarë të tërhiqte vëmendjen e kompanive të njohura muzikore dhe më pas firmosi një kontratë me Ultra Music, një ndër më prestigjiozet në botë.

Por pas kësaj këngë, të gjitha projektet e Erës ishin në gjuhën angleze dhe së fundmi na e bëri qejfin duke publikuar këngën “Origami” në bashkëpunim me Dj Maphorisa, ku këndon shqip. Kënga u pëlqye shumë nga publiku i cili prej kohësh priste një rikthim të tillë të Erës, mirëpo aq shumë e kanë pëlqyer ata këngën saqë kanë vënë re një detaj aspak të mirë.

“Origami” është publikuar me datë 30 mars në kanalin zyrtar të Ultra Music, por ka rreth 2.3 milion klikime, që do të thonë shumë pak për një këngë kaq të bukur sa kjo e Erës.

Nisur nga kjo fansat e Erës, shqiptarë dhe jo vetëm kanë nxjerrë mllefin e tyre duke akuzuar “Ultra Music” se nuk e ka promovuar aspak këngën e Erës, ndryshe nga BonBon.

Ata kanë komentuar në YouTube ku i kërkojnë Ultra Music ta promovojnë “Origamin” pasi është një këngë shumë e bukura, madje e cilësojnë edhe më të bukur se BonBon.

Mos vallë Ultra Music po pret që Era t’i realizojë videoklipin?

ERAISTREF.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034492015838623