INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë e kanë me Vuçiç: Djall, terrorist, fashist e tradhtar

Të gjithë e kanë me Vuçiç: Djall, terrorist, fashist e tradhtar

Publikuar më: 17:16 08-11-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi nga Helsinki para nisjes së bisedimeve Prishtinë-Beograd se pozicioni i Serbisë është i vështirë. Por Vuçiç lëshoi edhe një paralajmërim duke u shprehur se ata që po përpiqen të tregojnë muskujt, duhet të marrin në konsideratë çmimin që duhet të paguajnë. Kreu i shtetit serb pohoi se nuk ndihet aspak rehat dhe se nuk i pëlqen të bisedojë me Thaçiç. E megjithatë ai shtoi se është më mirë që palët të bisedojnë 100 vite se të luftojnë një ditë. Aleksandër Vuçiç komentoi deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, të bërë një ditë para takimit ku ai nuk hezitoi të shprehej se do preferonte më mirë të dialogonte me një dreq sesa me të.
“Është interesante se unë për Sulejman Ugljaninin dhe përkrahësit e tij jam homseksual dhe fashistë, për kroatët unë jam terrorist, së bashku me Aleksandër Karagjorgjeviç, për Thaçin unë jam djall, nuk e di se çfarë jam për Komshiçin Për një pjesë të mirë të popullit në Serbi, unë jam tradhtar. Unë duhet të jem dreq dhe terrorist, kështu që të mos jem tradhtar”-deklaroi Vuçiç. 
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët Thaçi dhe Vuçiç që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërkohë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se presidenti Thaçi duhet ta analizojë pjesëmarrjen në dialog përderisa nuk ka liberalizim të vizave. Për Haradinajn BE-ja po i jep shumë rëndësi dialogut, duke e detyruar Kosovën të jetë pjesë e tij, mirëpo duke iu mohuar qytetarëve të saj të lëvizin pa viza.

Article Logic
Execution time: 0.0060849189758301