INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të duash teknologjinë! Vodafone ofron trajnime për të rinjtë

Të duash teknologjinë! Vodafone ofron trajnime për të rinjtë

Publikuar më: 11:56 06-11-2017

Teknologjia vitet e fundit është kthyer në pasionin numër një të të rinjve, aq sa iu merr shumë orë në ditë. Veç pasionit është dhe trend e domosdoshmëri e kohës. E teksa ka studiuar dëshirat e të rinjve, Vodafone këtë herë ka menduar në veçanti për vajzat. Vodafone është angazhuar t’ju ofrojë vajzave adoleshente në 26 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, trajnime në programim dhe gjuhë kompjuterike, nëpërmjet programit #Codelikeagirl. Ky program synon fuqizimin dhe zhvillimin e talenteve që kanë pasion teknologjinë, programimin dhe krijimin e faqeve WEB. Javën e shkruar 12 vajza nga shkolla të ndryshme u bënë pjesë e një kursit 5-ditor, i cili iu dha mundësinë të pasurojnë njohuritë e tyre në programim dhe gjuhëkompjuterike, aftësi të domosdoshme për një karrierë në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.

Ky trajnim nuk nisi rastësisht vetëm për vajzat, pasi programimi dhe profesione të ndryshme të cilat kërkojnë aftësi teknologjike janë perceptuar kryesisht si profesione për djemtë ndaj dhe Vodafone vendosi të ndryshojë mentalitetin.
Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, Christina Samoulada, tha se kjo nisëm gjithashtu do të kontribuojë dhe për barazinë gjinore dhe ofrimin e mundësive të barabarta të bazuara vetëm tek meritat dhe aftësitë.
“Ishte e mahnitshme të shihje rezultatet e arritura vetëm për 5 ditë. Kjo na tregoi edhe njëherë që të rinjtë shqiptarë janë shumë të lidhur me teknologjinë dhe të etur për të mësuar sa më shumë rreth saj. Për këtë arsye, ne nuk do te ndalemi këtu. Në dhjetor do të vijojmë me një klasë tjetër duke përfshirë edhe më shumë vajza. Në të ardhmen do të përfshijme dhe djemtë në këtë program. Synimi ynë është të frymëzojmë dhe mbjellim “farën” e teknologjisë tek të rinjtë dhe të sigurohemi që të lulëzojë në të ardhmen emocionuese që na pret” – shtoi Samoulada.
Ky trajnim është i çertifikuar dhe do të vijojë dhe në muajin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486