INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Te blloku, te blloku''! Pasi plasi keq dhe u kap në komente me vlogerin Nas Daily, Ermal Mamaqi habit me veprimin e tij! [VIDEO]

''Te blloku, te blloku''! Pasi plasi keq dhe u kap në komente me vlogerin Nas Daily, Ermal Mamaqi habit me veprimin e tij! [VIDEO]

Publikuar më: 18:31 06-11-2018

Nas Daily, vlogeri shumë i famshëm në të gjithë botë, javën e fundit ka qënduar në Shqipëri, ku ka realizuar disa video interesante mbi vendin tonë dhe i ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook. Ai numëron gati 10 milionë ndjekës në këtë rrjet social dhe videot e tij marrin shumë reagime. Nas Daily ishte gjithashtu i ftuar në “Xing Me Ermalin” dhe intervista e tij nuk shkoi ashtu siç duhet.

E dashura e Nas Daily u prek nga pyetja e Kejvinës dhe qau pasi u ndje e fyer si femër kur dëgjoi Kejvinën t’i drejtohej Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”

Më pas në një postim në Instagram të Ermalit, Nas Daily ka reaguar duke i thënë moderatorit se pjesët nuk janë transmetuar të gjitha. Ai mendon se Ermali i ka hequr pjesë nga intervista dhe nuk ka nguruar t`ia thotë atij. Por më pas Ermali reagoi duke ia sqaruar se si ishte situata, duke i thënë se çdo rregullim është bërë për ti dhënë ritëm shfaqjes.

Por nëse të gjithë menduam se Ermali dhe Nas Daily nuk u ndanë mirë me njëri-tjetrin, moderatori ka publikuar një sekuencë nga intervista e tij me të ftuarin ku diskutojnë se sa e rrezikshme dhe imiton kryeministrin Rama me shprehjen “te blloku te blloku”.

View this post on Instagram

Te blloku te blloku ???

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727