INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve, tre herë më të ulta se mesataria botërore[VIDEO]

Publikuar më: 16:12 27-09-2017

Shqiptarët vijojnë të jetojnë në nivele të ulta ekonomike në raport dhe me vendet e tjera të rajonit. Në një kohë që mesatarja e të ardhurave për frymë të shqiptarëve është afro 4711 dollarë ajo botërore është tre herë më e lartë. Të dhënat janë publikuar nga portali i të dhënave mbi ekonominë globale, Trading Economics. Aktualisht mesatarja globale e të ardhurave për frymë në vitin 2016 arriti në 12.732 dollarë.
Kjo tregon qartë se Shqipëria ka një hendek të madh në arritjen e standardeve mesatare globale të nivelit të jetesës.
Edhe studimet rajonale tregojnë se Ballkanit në përgjithësi i duhet edhe të paktën 50 vite që të arrijnë nivelin ekonomik të vendeve anëtare të BE, por për fat të keq, Shqipërisë i duhen më shumë vite.
Gjithësesi PBB-ja për frymë në Shqipëri për afro 4 dekada është rritur mesatarisht nga 2655 dollarë në vitin 1980, në 4711 dollarë në vitin 2016.
Në projeksionet e për ecurinë  ekonomisë shqiptare për vitet në vijim përcaktohet se kulmi i rritjes do të jetë këtë vit me rreth 3.4 për qind. Ndërsa tre vitet në vijim 2018, 2019 ekonomia e vendit do të rritet me ritme më të ulëta respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind, ndërsa ne vitin 2020 rritja ekonomike do të jetë 2.2 %.
Kjo periudhe parashikimi përkon me përfundimin e projektit të gazsjellësit TAP prej të cilit po buron edhe një pjesë e konsiderueshme e rritjes ekonomike të vendit. Kulmi i punimeve në këtë projekt është këtë vit.

Article Logic
Execution time: 0.0030231475830078