INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TAYNA tregon arritjen e saj pasi u diplomua, Xum Allushi TALLET keq, por na shkriu së qeshuri: Hajde për…[FOTO]

TAYNA tregon arritjen e saj pasi u diplomua, Xum Allushi TALLET keq, por na shkriu së qeshuri: Hajde për…[FOTO]

Publikuar më: 08:30 18-06-2019

Pas suksesit në muzikë, Tayna tashmë ka zyrtarisht një profesion tjetër. Reperja ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetën me kapelën e studentit të diplomuar dhe diplomën në dorë. “Momente lumturie dhe krenarie”- shkruan Tayna në mbishkrimin që shoqëron foton e postuar.

Reperja sapo përfundoi vitin e tretë bachelor për Shkenca Kompjuterike, ndërkohë që paralelisht me studimet ka qenë shumë aktive edhe me projekte muzikore. Tayna ka marrë urime të shumta nga fansat, por komenti i komedianit Xum Allushi ka tërhequr shumë vëmendjen.

"Hajde per hajer ne call center tash", i komenton Xumi duke shkaktuar të qeshura tek fansat dhe jo vetëm.

XUMINJO.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285