INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna nuk përmbahet! U kthen këtë përgjigje të ashpër këngëtareve që i kanë bërë DISS, me kë e ka vallë? [FOTO]

Tayna nuk përmbahet! U kthen këtë përgjigje të ashpër këngëtareve që i kanë bërë DISS, me kë e ka vallë? [FOTO]

Publikuar më: 16:52 05-09-2018

Ajo është padiskutim reperja më IN e momentit e cila në një kohë fare të shkurtër bëri shumë fansa për vete, por edhe korri goxha sukses. Ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, njëherësh projekti i saj i parë, që e bëri të famshme atë për publikun shqiptar. Më pas vijoi me "Shqipe" edhe tani me këngën e saj më të fundit “FAKE” e cila është kthyer menjëherë në hit.

Por gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë munguar “DISS-et” si nga Tayna ashtu edhe kundrejt saj. E lidhur me këtoajo ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale.

Ajo bëri disa postime lidhur me artistet femra, të cilave nuk ua përmendi emrin si për t’u thënë që të mos kapen me atë kur bëhet fjalë për “DISS”. Përmes një videoje, Tayna thotë se videot e saj shikohen më shumë se ‘klipet tua’, por se për kë e pati fjalën nuk e zbuloi.

Mirëpo, sipas komenteve nga ana e fansave, fjala është për Rina Balaj. Edhe pse kjo gjë nuk është e konfirmuar, Tayna ‘nuk duroi’ më dhe në njëfarë mënyrë deshi t’i mbyllë ‘gojët e liga’ me këtë shkrim të cilin mund ta shihni më poshtë.

E Taynan duket se e kanë akuzuar si ‘të pashkolluar’, pasi ka shkruar se mund ta përfundojë edhe fakultetin me dëshirë, por nuk do të bëjë diçka në të cilën e di se nuk është shumë e mirë.

fem.png

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926