INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Tayna dhe Rina më kopjojnë''/ Këngëtarja e njohur reagon sërish pas deklaratës së bujshme: Nuk duhet të preken…[FOTO]

''Tayna dhe Rina më kopjojnë''/ Këngëtarja e njohur reagon sërish pas deklaratës së bujshme: Nuk duhet të preken…[FOTO]

Publikuar më: 21:42 20-07-2019

Para pak ditësh bëri bujë deklarata e këngëtares së njohur shqiptare Arta Bajrami e cila ka publikuar disa foto nëpërmjet të cilave tregonte se dhe Tayna frymëzoheshin prej saj në daljet e tyre publike dhe në klipe.

Mirëpo pasi fjalët e saj morën dhenë, Arta ka reaguar sërish.

E ftuar në emisionin “Mirage” ajo ka treguar se nuk ka asgjë personale me reperet dhe se ato postime nuk janë bërë nga vetë ajo.

“U keqinterpretua. Nuk e postova unë atë në story, por adminët e mi që mbajnë Instagramin. Kanë parë që një tjetër këngëtare kanë xhiruar një skenë klipi si unë dhe u konsultuan me mua për ta postuar. Ai ka qenë për një artiste tjetër jo për këto me veshje të njëjta. Unë nuk rri gjithë kohës në Instagram t’i shoh çdo postojnë. Adminët kur shohin diçka të ngjashme me mua e postojnë, kanë parë ngjashmëri në veshje dhe e kanë postuar. Shaminë bandana unë e kam përdorur në vitin 2000, ka qenë simboli im por nuk kemi shkruar kopjim. Unë i kam përkrahur artistët e rinj dhe s’ka ndonjë gjë që kemi diçka të ngjashme. Nuk duhet të preken kaq shumë nga postimet e adminave të mi”.- ka përfunduar Arta.

sirruhs.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023338794708252