INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla: Nuk e njoh Fredi Alizotin, ja si u njoha me Edmond Begon! [FOTO]

Taulant Balla: Nuk e njoh Fredi Alizotin, ja si u njoha me Edmond Begon! [FOTO]

Publikuar më: 23:24 17-10-2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili në përgjimet e prokurorisë dhe në videon e publikuar nga Partia Demokratike pretendon të kundërtën.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje”, tha Taulant Balla nw Opinion.

Në lidhje me narkotrafikantin Edmond Bego, deklaroi se akuzat e PD-së janë një strategji për të ngulitur në mendje të opinionit publik një sërë akuzash.

I pyetur nga Blendi Fevziu, nëse e njeh shtetasin Edmond Bego? Balla tha se e njoh dhe për më tepër nuk bën pjesë tek ata njerëz që edhe kur e njohin dikë, ata shprehen se nuk e njohim.

Deputeti socialist tregoi edhe kohën kur e njohu. Ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një Xhami në zonën e tij elektorale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe.

Më tej, Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.

bbbb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020351409912109