INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla: Ja arsyeja e vërtetë e shkarkimit të ministrave

Taulant Balla: Ja arsyeja e vërtetë e shkarkimit të ministrave

Publikuar më: 23:42 24-01-2019

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka folur mbrëmjene sotme për ndryshimet në qeveri. Balla u shpreh se vendimi për ndryshime në qeveri nuk ishte krejtësisht i papritur. “Kemi bërë një analizë në korrik dhe një pjesë e kolegëve e dinin që kishin një rënie në punën e tyre”, tha Balla në studion e Open.

Për sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, kjo nuk ka qenë arsyeja e plotë e ndryshimeve që u deklaruan pak para ndryshimit të viteve.

“Arsyeja e vërtetë buron nga një qasje e re që erdhi edhe nga protesta e studentëve. E lexuam drejt atë protestë. E kuptuam që disa gjera duheshin bërë më parë”, tha Balla.

Balla është pyetur si e përjetoi momentin kur emri i tij nuk u thirr nga Rama në Asamblenë Kombëtare, por ai i Erjon Braçes, i cili u bë zëvendëskryeministër.

Në përgjigje, deputeti thotë se nuk është xheloz për Braçen, duke shtuar se ai nuk mund të bëhet ministër pasi nuk ia lejon statuti i PS-së.

“Së pari jam shumë i gëzuar për Braçen, ndërkohë që Babaramo dhe Anila mund t’iu shpjegojnë që Sekretarit të Përgjithshëm të PS nuk i lejohet të jetë në qeveri. Kështu që unë kam zgjedhur të jemë numri 2 i PS-së”, tha Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0027589797973633