INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tashmë i vdekur, por në kanalin e tij të YouTube publikohet videoklipi më i ri. Reperi i famshëm parashikoi vdekjen! [VIDEO]

Tashmë i vdekur, por në kanalin e tij të YouTube publikohet videoklipi më i ri. Reperi i famshëm parashikoi vdekjen! [VIDEO]

Publikuar më: 23:40 29-06-2018

Reperi parashikon vdekjen në videoklipin më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë!

XXXTentacion, reperi 20 vjeçar, u qëllua dhe u vra ditën e hënë, në Florida. Shumë shpejt pas vdekjes së tij doli dhe videoklipi i një prej këngëve të tij më të njohura “SAD!”.

Është shkruar dhe drejtuar nga vetë reperi 20 vjeçar, dhe pikërisht këtu gjërat fillojnë të bëhen të çuditshme.

Në këtë videoklip, reperi ka parashikuar vdekjen e tij. Teksa hyn në koridorin e një kishe në fund të saj gjendet arkivoli me “kopjen” e tij brenda.

Sigurisht që mesazhi i videos nuk është parashikimi i vdekjes. Me anë të këtij klipi 20 vjeçari donte t’i tregonte fansave të tij se po luftonte me veten e tij në të shkuarën për të ndryshuar e ndrequr gabimet e tij.

Para vdekjes së tij, reperi ishte duke u përballur me akuza të shumta ligjore, duke përfshirë akuzat për ushtrim dhune ndaj të dashurës së tij shtatzënë. Përveç kësaj, ndaj tij ishin ngarkuar dhe 15 akuza për ngacmim dhe manipulim./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209