INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TAP-i dhe HEC-i i Devollit ende ndikojnë ekonominë, vlera e investimit të huaj shënon rritje të lehtë

TAP-i dhe HEC-i i Devollit ende ndikojnë ekonominë, vlera e investimit të huaj shënon rritje të lehtë

Publikuar më: 11:30 11-09-2019

Investimet e huaja kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti. Banka e Shqipërisë ka raportuar se në tre muaj e fundit sipërmarrësit e huaj kanë investuar 226 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë vit janë 8 milionë më shumë investime.

Ndërsa në 3 mujorin e parë të këtij viti investimet e huaja në ekonominë shqiptare ishin 285.6 milionë euro, nga 281 milionë euro që ishin në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërkohë në vlerë totale deri më tani vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në 512 milionë euro, vetëm katër milionë euro më shumë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2018.
Deri në fund të tremujorit të parë, sektori që dominonte investimet e huaja ngelej energjia, ku veç gazjellësit TAP një peshë të rëndësishme mbante ndërmarrja Devoll Hydropoëer, me investimin në kaskadën e lumit Devoll.
Në fakt, shifrat në rritje nuk janë pasojë e investimeve të reja por zgjerimi i beznesve nga ana e investitorëve ekzistues.
Sektorë të tjerë me kontribut të madh në ekonomi janë industria nxjerrëse dhe shërbimet, sidomos të përqendruara në sektorin financiar dhe në shërbimet administrative e mbështetëse, ku përfshihen ndërmarrjet call-center.
Vitet e fundit investimet e huaja janë dominuar nga Zvicra dhe Holanda. Stoku i investimeve nga Zvicra në Shqipëri arriti në fund të 2018-n në 1.3 miliardë euro, duke përbërë 17.3% të totalit prej 7.7 miliardë eurosh që kanë investuar shtetet e huaja në Shqipëri që pas viteve ’90. Në Zvicër është e regjistruar ndërmarrja që po ndërton gazsjellësin TAP, ndërsa në Hollandë është e regjistruar kompania që investon në Devoll.

 

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583