INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani po që jemi konfuzë! 1 vit më parë Eleni Foureira deklaroi origjinën shqiptare, por në Eurovision e bënë italiane [FOTO]

Tani po që jemi konfuzë! 1 vit më parë Eleni Foureira deklaroi origjinën shqiptare, por në Eurovision e bënë italiane [FOTO]

Publikuar më: 18:21 19-05-2019

Performanca e shumëpritur e Eleni Foureira në Eurovision ishte një ndër më të zjarrtat dhe sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. 

Me një veshje të punuar me detaje rrjete dhe yje që mbulonin vetëm pjesët intime, duke mos i lënë vend imagjinatës, Eleni e "dogji" dhe një herë skenën në Eurovision.

Por, përveç prezantimit të saj dinjitoz, ajo që ra në sy ishte dhe një fakt mbi origjinën e saj, i shkruar në ekranin e Tel Aviv.

Sipas ‘MyHaritage’ që është një kompani që realizon testin e ADN-së për të zbuluar origjinën, rrënjët familjare, Eleni ka rezultuar 68.9 % me origjinë nga Greqia dhe nga Italia e Jugut.

“Fakt familjar nga Eurovision. Rezultatet nga ‘My haritage’ të Eleni tregojnë se ajo është 68.9 % nga Greqia dhe Italia e Jugut.”- është shkruar në ekranin e Eurovision 2019 gjatë performancës së këngëtares që përfaqëson Qipron.

SVBDFGNB.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381