INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani nuk ka sesi ta mohojë! Xhensila kapet mat me barkun e rrumbullakosur, fansja e këngëtares nxjerr videon [FOTO]

Tani nuk ka sesi ta mohojë! Xhensila kapet mat me barkun e rrumbullakosur, fansja e këngëtares nxjerr videon [FOTO]

Publikuar më: 16:05 15-03-2018

Xhensila Myrtezaj kohët e fundit, është kthyer në një ndër këngëtaret më të komentuara në showbizin shqiptar. Së fundmi kanë qarkulluar fjalë se ajo është shtatzanë. Pavarësisht se këngëtarja është munduar ta mohoje, nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto dhe video që na bëjnë të mendojmë se ajo është me të vërtetë në pritje të një fëmije.

Mesa duket koha për dyshime rreth shtatzënisë së saj, ka marrë fund sepse një video e postuar këto ditë vërteton të kundërtën.

 

Këngëtarja është filmuar gjatë një performimi në një club dhe ajo që bie në sy shumë qartë është pikërisht barku i saj i rrumbullakosur. Videoja është postuar nga një fanse e Xhensilës në rrjetin social Instagram, ku Xhensila shfaqet duke performuar e veshur me rroba të zeza elegante.

 

Engjelli im @xhensilamyrtezaj #xhensilator

A post shared by frymezim i #xhensilatoreve ❤ (@feelingxhensilaa) on

Tashmë presim thjesht konfirmimin e Xhensilës!

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416