INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Talenti i Real Madrid ''ndyn gojën'' ndaj ish-mbrojtësit të Barcelonës: ''Më quajti tri herë bir k.....''

Talenti i Real Madrid ''ndyn gojën'' ndaj ish-mbrojtësit të Barcelonës: ''Më quajti tri herë bir k.....''

Publikuar më: 15:35 14-01-2019

Real Madrid mori një fitore ndaj Real Betis me rezultatin 2-1, në ndeshjen e radhës të La Ligës. Ndeshja ishte e mbushur plot me momente tensioni, ndërkohë që madrilenët përsëri patën probleme me VAR-in, ku sipas tyre është anuluar një penallti.

Përveç këtij episodi një moment kulminant ka qenë dhe ballafaqimi midis Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Mark Bartra dhe talentit të Realit, Vinicius JR.

Në prononcimin pas ndeshjes për mediat spanjolle mbrojtësi ka zbuluar se futbollisti madrilen e ka quajtur atë bir k**ve pasi Bartra i kishte kërkuar të mos stimulonte.

“I kam thënë atij disa herë që të ngrihet në këmbë, ai ishte i shtrirë në tokë gjatë tërë kohës dhe ai më fyeu. Ai më quajti tri herë bir k***e, ai e mbante mend nënën time. (qesh). Ai është shumë i ri dhe duhet të mësojë nga bashkëlojtarët e tij, të cilët i njoh”, u shpreh Bartra.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766