INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Takimi Thaçi-Vuçiç. Fazë e re bisedimesh Kosovë-Serbi [VIDEO]

Publikuar më: 13:54 03-07-2017

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mblodhi të hënën në Bruksel në një takim joformal presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas takimit Zyra e BE-së ka deklaruar se të dy presidentët kanë rënë dakord për fillimin e një faze të re të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit. Presidenti Thaçi, tha se periudha e re e bisedimeve do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes të dyja vendeve dhe të dy popujve.
"Kjo fazë e re e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin mes popujve tanë do të jetë në të mirë të të dy vendeve, në të mirë të popujve tanë, do të mbyll kapitullin e errët të së kaluarës dhe do të hapë një perspektivë të sigurt për të ardhmen evropiane të vendeve tona dhe rajonit", tha Thaçi.
Edhe presidenti Vuçiç, i ka konsideruar të frytshme bisedimet e zhvilluara sot nw Bruksel.
"Nuk ka dyshim që bisedimet do të vazhdojnë në Bruksel por jo vetëm për tema të caktuara por do të bisedojmë për çështje thelbësore se si i shohim marrëdhëniet tona për një, dy apo pesë vjet. Kjo do të thotë se ne duhet të bisedojmë më seriozisht dhe më guximshëm brenda opinionit serb dhe ata brenda opinionit shqiptar dhe që të gjithë bashkërisht të bisedojmë më shpesh", tha ai. Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre kanë filluar në vitin 2011 dhe që atëherë janë nënshkruar një varg marrëveshjesh, por pjesa më e madhe e tyre ende mbeten të pazbatuara.

Article Logic
Execution time: 0.0029559135437012