INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi Shqipëri-BE, Kukan: I meritoni negociatat, por keni nevojë për…

Takimi Shqipëri-BE, Kukan: I meritoni negociatat, por keni nevojë për…

Publikuar më: 12:30 13-02-2018

Në takimin e 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Eduart Kukan u shpreh se vendi ynë i meriton negociatat, por ka nevojë për njerëz profesionistë dhe lobim në të gjithë vendet anëtare të BE-së.

“E meritoni hapjen e negociatave, madje duhet të kishin nisur. Ju duhen njerëz të kualifikuar për të ndërtuar një ekip të fuqishëm e të fortë. Është e nevojshme për të qenë gati për të treguar në çdo moment se e meritoni. Ky proces ka edhe momente shumë të vështira, por ju duhet të fitoni kohën e humbur, duke u përpjekur të bëni maksimumin. Fillimisht duhet të bindni Këshillin, pasi nuk dyshoj se komisioni do të propozojë hapjen e negociatave dhe PE do ta aprovojë” u shpreh Kukan.

Sipas Kukan, Shqipëria është e vonuar dhe duhet të jetë më e unifikuar në qëndrimet e partive politike.

Article Logic
Execution time: 0.0034542083740234