INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi me të dërguarin e BE-së, Basha: Do shembim të gjithë sistemin

Takimi me të dërguarin e BE-së, Basha: Do shembim të gjithë sistemin

Publikuar më: 13:33 07-03-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtorin për Politikat e Zgjerimit në BE, Christian Danielsson, i ka paraqitur atij planet e opozitës.

Pas takimi Basha tha në një deklaratë për gazetarët se duhet shembur i gjithë sistemi. Një vizion i ri, që siç tha Basha do të diskutohet jo vetëm brenda opozitës, por edhe me qytetarët dhe me grupet e interesit.

“Opozita sot patin një mundësi për të shprehur vendosmërinë e saj për t’i qëndruar kësaj beteje me qytetarët për çlirimin e Shqipërisë nga qeverisja e krimit. Shprehëm vendosmëri që jo thjesht të largohet Rama, por të shembet ky sistemDuhet angazhim i plotë i gjithë faktorit shqiptar politik, por jo vetëm, i çdokujt që i dhimbset ky vend, për të ndërtuar së bashkua një sistem vlerash, që të garantojë drejtësi të pavarur duart e të cilit mos t’i lidhë më Rama, as ndonjë përsëritje e fenomenit Rama me emër dhe mbiemër tjetër” deklaroi Basha.

Ai e konsidieroi Ramën një kufomë politike dhe se regjimi i tij ka mbaruar.

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822