INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri paraqitet në gjyq si i pandehur. Ja akuzat ndaj tij...

Tahiri paraqitet në gjyq si i pandehur. Ja akuzat ndaj tij...

Publikuar më: 14:18 28-02-2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli ditën e djeshme hetimet duke marrë të pandehur ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Organi i akuzës dërgoi për gjykim dosjen e Tahirit dhe ashtu siç ishte parashikuar ish-ministri është paraqitur në orën 13:00 te Gjykata e Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tij.
Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria e Catanias me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj.

Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për t’i dhënë një personi me emrin Saimir dhe dhurata në formë bizhuterish për gruan dhe nënë e tij.

Ndërkohë pak ditë më parë, Gjykata i dha të drejtë Tahirit i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore, të cilat nisën në tetor të vitit të kaluar.

Krimet e Rënda pritet të kërkojnë të marrin të pandehur ish-ministrin për dy akuza, atë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496