INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri në Kuvend: Prokuroria kërkon zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Refuzohet nga PD e PS

Tahiri në Kuvend: Prokuroria kërkon zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Refuzohet nga PD e PS

Publikuar më: 10:30 20-10-2017

Në fillim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve prokuroria kërkoi që kjo mbledhje të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të informacioneve sekret që disponon organi i akuzës. Kjo kërkesë edhe pse u quajt e drejtë nga demokratët dhe socialistët, të dy partitë e mëdha refuzuan që kjo mbledhje të zhvillohet me dyer të mbyllura. Sipas tyre dokumentat sekret shtetëror mund të vijnë në kuvend me formë tjetër. Alibeja 

Besim Hadërmataj:
Ne kemi dorëzuar kërkesë për heqjen e lirisë për deputetin Saimri Tahiri. Ne disponojmë dhe dokumentacione që janë dhe sekret, ndaj kërkojmë paraprakisht që kjo seancë të bëhet me dyer të mbyllura.
Enkelejd Alibeaj:
“E kuptoi kërkesën Prokurorisë, është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e Prokurorisë. Por këtu jemi ën Parlament. propozimi ynë është që mund ti gërshetojmë të dyja kërkesat edhe të drejtën e informimit të publikut por sigurisht duke ruajtur edhe të drejtën e ruajtjes së sekretimit të hetimit”.
Ulsi Manja:
“Ne duhet të dimë se çfarë informacionesh ka Prokuroria. Duhet të jemi të hapur për publikun. Materialet sekret të vijnë në kuvend në një formë tjetër. Ne kërkojmë të vazhdojë seanca”.
Besim Hadërmataj:
“Insistoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ne disponojmë, dhe jemi përgatitur që të sjellim informacion që është sekret shtetëror”.

Article Logic
Execution time: 0.0032129287719727