INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri i implikuar në trafikun e drogës? Rama: Nëse rezulton fajtor, meriton fjalën...

Tahiri i implikuar në trafikun e drogës? Rama: Nëse rezulton fajtor, meriton fjalën...

Publikuar më: 22:14 23-11-2017

Kryeministri Edi Rama gjatë debatit në emisionin 360 Grade të Artur ZHEJIT, duke folur për deklaratën ambasadorit Amerikanë në OSBE, për implikimin e ish-ministrit Tahiri në trafikun e drogës u shpreh se është një deklaratë normale e një ambasadori që bënë raportin e tij, dhe është në të drejtën e tij. “Unë i kam besuar Tahirit dhe vijoi ti besojë deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, tha Rama.

Rama: Nuk ka asnjë gënjeshtër. Nuk ka konspiracion. Nuk jemi ne në pozicionin që ta themi këtë. Ky është një qëndrim i thjeshtë i dikujt në OSBE, një ambasadorë që bënë raportimin e tij. Unë di që ish ministri i brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, sjam dakord me këtë shprehje…çfarë morën vesh shqiptarët? Ata e dinë vetë, ne si bëjmë dot konkluzionet këtu në emër të qytetarëve…Unë i kam besuar Tahirit dhe vijoi ti besojë deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin…
Ai u shpreh se nëse Saimir Tahiri, do të rezultojë fajtor, ai e meriton fjalën vemje.

“Nëse drejtësia do provojë të kundërtën e atyre që unë e kam mbështetur dhe dhënë besim Saimir Tahirit, atëherë është jo ai që unë kam menduar dhe besuar por një njeri që meriton fjalën vemje”, – deklaroi Rama, teksa u përgjigj pyetjes se çfarë qëndrimi do të mbante nëse Tahiri del fajtor.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826