INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Tahiri’, Balla: Pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, Coli, Luli dhe lolot e tyre…

‘Tahiri’, Balla: Pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, Coli, Luli dhe lolot e tyre…

Publikuar më: 12:57 06-05-2018

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të Edi Palokës në drejtim të Ramës dhe Tahirit.

Duke u shprehur me ironi në një status në rrjetin social Facebook ai thotë se Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit të cilin e sheh si një provë të madhe që e dallon nga opozita.

Postimi i plotë

‘Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit! Shumë të pikëlluar!
Për dreq; koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë! Edhe më per dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane.

Hall i madh shumë i ka zenë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne!

Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona. Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë.

Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416