INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabelat në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe

Tabelat në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe

Publikuar më: 17:32 13-02-2019

Pas pikës doganore Bogorodica me Greqinë, tabela kufitare me mbishkrimin Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë.  Ndryshe nga Bogorodica, në tabelën e pikës kufitare me Serbinë është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për Gjuhët.

Vendosja e tabelave nëpër pikat kufitare ka filluar menjëherë sapo u shpall vendimi në Fletoren Zyrtare pasi Greqia dje dërgoi notën verbale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.
Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë ditës do të ndërrohen gati të gjitha tabelat nëpër pikat kufitare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162