INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Sy për sy, dhëmb për dhëmb”, shihni si Ermali “thumbon” Luanën [VIDEO]

“Sy për sy, dhëmb për dhëmb”, shihni si Ermali “thumbon” Luanën [VIDEO]

Publikuar më: 19:43 19-11-2017

Një “luftë” e hapur për audiencë ka nisur mes Ermal Mamaqit dhe Luana Vjollcës. Që nga nisja e emisionit “Shiko kush luan” të Luanës, që të dy moderatorët e njohur kanë thumbuar njëri-tjetrin lidhur me audiencën, por në postimet e tyre kemi parë dy versione të ndryshme.
Mirëpo Ermali se ka ndërmend të ndalet me kunjat e tij dhe të njejtën gjë ka bërë në një video të postuar së fundmi në Instagram. Ermali në rolin e recepsionistit në një hotel, ka kliente Bleonën e cila i drejtohet atij duke i thënë se do një dhomë të vogël pasi për pak ditë do jetë në Tiranë duke qenë se është e ftuar në “Xing me Ermalin”. Por pikërisht në këtë pjesë vjen thumbimi i Ermalit.
“Ku tek Ermal Mamaqi, tek ‘Xing me Ermalin’? Po çfarë do tek ai budallai moj zemër ai është emision reklamash. Shko tek Luana ajo thyen rekorde,”, thotë moderatori i njohur.
Ndërkohë që në postimin në Instagram ka etiketuar Luanën dhe e pyet nëse janë prapë shokë apo jo.

 

???@luanavjollca a jemi akoma shokë????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264