INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Susan Sarandon

Susan Sarandon "vjell vrer" mbi Woody Allen: Ke abuzuar me një fëmijë!

Publikuar më: 10:17 16-05-2016

Susan Sarandon akuzon Woody Allen si pedofil!

Aktorja e njohur ka lëshuar deklarata tronditëse gjatë një shfaqjeje në Festivalin e Kanës, ku nuk është kursyer kundër regjizorit fitues të 4 çmimeve Oscar. Kur u pyet mbi filmin e radhës të Allen, “Cafe Society”, artistja 69 vjeçare tha se nuk ka asgjë të mirë për të thënë për atë person që ka abuzuar me një fëmijë. Woody Allen është akuzuar nga dy fëmijët e tij, Ronan dhe Dylan Farrow, se ka abuzuar me këtë të fundit.

E para ka qenë vetë “viktima” e kësaj situate, vajza Dylan e cila jo vetëm e akuzonte babain e saj, por gjithashtu bënte apel që askush të mos punonte më me të, pasi ishte shumë e vështirë për atë vetë që të shihte yje të kinemasë të cilët i admironte, të punonin për atë njeri të urryer. Më pas ka ardhur eseja e hapur e djalit Ronan, i cili megjithëse duket se nuk ka qenë prezent në ndonjë situatë inkriminuese, deklaron se i beson plotësisht të motrës. Regjizori 80 vjeçar i ka mohuar me forcë zërat dhe çështja nuk ka mundur të shkojë në gjyq për mungesë provash. 

Article Logic
Execution time: 0.017077922821045