INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizon Noizy, e ndjek Encën në këtë aktivitet [FOTO/VIDEO]

Surprizon Noizy, e ndjek Encën në këtë aktivitet [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:03 11-07-2017

Marrëdhënia e tyre është kthyer në një film me seri ku çdo pjesë ngjall kuriozitet të madh.

Prishja e marrëdhënies mes Encës dhe Noizyt po tërheq më shumë vëmëndje sesa periudha kur ata të dy bashkëpunonin. Edhe pse  tashmë secili vazhdon me punën e tij, duket sikur fati i bën të ndjekin sërish njëri-tjetrin. Kështu, pasi Enca bleu vilën e saj, të njëjtën gjë e bëri edhe Noizy më pas duke bërë të njëjtën blerje,  në po atë rezidencë ku kishte shtëpinë këngëtarja. Por fati, rastësia apo ata vetë, vazhdon  të bëjë që këngëtarja dhe reperi të bëjnë të njëjtat veprime apo të kenë të njëjtat dëshira. Edhe pse 30 vjeçari vetëm pak javë më parë u shpreh në mes të sheshit “Skënderbej” duke thënë “Enca na vjen nga mbrapa”, këtë herë është ai vetë që bëri të njëjtë gjë që Enca kishte shprehur para tij se dëshironte ta bënte. “Mezi po pres të hidhem me parashutë sërish këtë verë, shkruan ajo.

WEREERR.png

Vetëm pas disa orësh, edhe reperi lajmëroi  se është nisur drejt Vlorës dhe do të hidhet me parashutë.  “Fluturojmë me parashutë në 18:20 mbi Vlorë”, shkruan ai ndërkohë që më vonë edhe e pasqyroi fluturimin me video. 

19987391_10211602189963633_1802346558_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0047140121459961