INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizon moti. Mësoni parashikimin e meteorologëve për fundjavën [VIDEO]

Surprizon moti. Mësoni parashikimin e meteorologëve për fundjavën [VIDEO]

Publikuar më: 16:10 04-01-2018

Verilindja dhe juglindja e vendit janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore në orët e para të mëngjesit. Sipas Metoalb reshjet e natës së shkuar kanë rënë në sasi të pakta në formë shirash në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa dëbore ka pasur në zonat malore. Ekspertja Tanja Porja thotë për IN Tv se “sasia më e madhe e dëborës është vrojtuar në zonat Juglindore ku trashësia e shtresës në zonat e thella të Juglindjes ka arritur 30 – 35 cm”. Për orët në vijim pritet kthjellim gradual i kushteve të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë por herë pas here do të ketë vranësira kalimtare kryesisht në Veri të vendit. Kthjellimet mbeten dominante në Jug dhe pjesërisht në Qendër edhe ditën e premte ndërsa Veriu do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore. Sipas Meteoalb, dita e shtunë paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në territor ndërsa reshje të pakta e të izoluara, kryesisht shira do të ketë në ekstremet Veri – Jug të territorit ndërsa e diela dhe ditët e para të javës tjetër, do të jenë kryesisht të kthjellëta parashikohet të jene me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërkohë temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë mëngjesin e sotëm ndërsa mbeten konstante gjatë mesditës. Një tjetër rënie e lehtë do të ketë mëngjesin e së premtes por gjatë pasdites temperaturat do të rriten me 2°C. E shtuna dhe në vijim deri të martën, sjell rritje të ndjeshme të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që në rang Shqipërie minimalet të shënojnë 2 – 3°C ndërsa maksimalet gjatë mesditës do të ngjiten mbi 19°C.

Article Logic
Execution time: 0.0034267902374268