INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SURPRIZAT E MOTIT/ Si do të jetë dita e nesërme? Temperaturat rriten, por prap do të...

SURPRIZAT E MOTIT/ Si do të jetë dita e nesërme? Temperaturat rriten, por prap do të...

Publikuar më: 14:19 10-01-2019

Ditën e nesërme parashikohet një rritje e temperaturave si dhe vijimi i reshjeve të shiut e të dëborës.

Sipas IGJEUM: Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe.

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

TEMPERATURAT

Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.
Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 / 6 °C
në vendet malore: – 5 / 1 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.0023860931396484