INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surpriza e kryeministrit, Edi Rama vendos të jetë Ministër i Jashtëm [FOTO]

Surpriza e kryeministrit, Edi Rama vendos të jetë Ministër i Jashtëm [FOTO]

Publikuar më: 13:12 14-01-2019

Në një lëvizje surprizë, në kohën kur përplasja mes presidencës dhe kryeministrisë arriti kulmin, kreu i qeverisë bën një kthesë të madhe. Edi Rama vendos që ai të jetë edhe kreu i diplomacisë shqiptare. Nëpërmjet një statusi në Twitter, kryeministri Rama vendos që të jetë ai ministri i Jashtëm.

Edi Rama:
“Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.

rama_tw_ministwr_i_jashtem.png

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383