INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suprizojnë shqiptarët, më optimistë se dhe europianët e tjerë

Suprizojnë shqiptarët, më optimistë se dhe europianët e tjerë

Publikuar më: 11:41 13-03-2018

Nga një sondazh i Komisioni Europian, rezulton se shqiptarët kanë pritshmëri të mëdha për jetë më cilësore për 2018. 61% qytetarëve shqiptarë mendojnë se pritshmëritë për 2018 janë më të mira, 13% e tyre mendojnë se mirëqënia do të përkeqësohet dhe 25% thonë se nuk do të jetë ndryshime.

Në hartë vetëm Shqipëria është me jeshile të errët që do të thotë nivel i lartë optimizmi dhe është e vetmja që e ka nivelin mbi 60%. Më pas, me jeshile më të lehtë është Suedia dhe Irlanda. Kjo është përqindja më e lartë e optimizmit në të gjithë Europën. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës kanë pritshmëri të ulëta.
Fqinjët tanë grekë janë populli më pesimist për 2018, pasi shumica mendojnë se mirëqënia do të përkeqësohet. Edhe 48% e serbëve mendojnë se nuk do të kenë ndryshim në jetën e tyre dhe 15% mendojnë se do të përkeqësohet jeta e tyre në 2018. Kurse 42% e maqedonasve, mendojnë se nuk do të kenë ndryshime në cilësinë e jetës dhe 14% përkeqësim. Sipas KE, anketa përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend. Raportet publikohen dy herë në vit.

hartaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0029909610748291