INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Superman-i” i bën dedikimin e ndjerë legjendës së DC Comics pas vdekjes[FOTO]

“Superman-i” i bën dedikimin e ndjerë legjendës së DC Comics pas vdekjes[FOTO]

Publikuar më: 18:46 20-11-2018

Vdekja e Stan Lee, legjendës së filmave vizatimorë që ka krijuar personazhe të tilla si: “Superman-i, Hulku, Spider Man...” trishtoi fansat në të gjithë botën.
Për t’i bërë një dedikim atij, një statujë e “Superman-it” është vendosur në qendër të qytetit Metropolis, Illinois.

Statuja është e vendosur jashtë muzeumit “Super Museum”, i cili gjithashtu mban brenda tij një historik të gjerë me personazhin kryesor të DC Comics.

Stan Lee ishte një figurë e rrallë në botën e kinematografisë dhe ka inspiruar miliona njerëz me personazhet e tij, të cilët me karakteristikat e tyre të veçanta prekën zemrat e një audience të gjerë.

superman.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0016629695892334