INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Superclassico” argjentinase, vjen përgjigja e Ronaldos dhe Messit për prezencën e tyre në stadium

“Superclassico” argjentinase, vjen përgjigja e Ronaldos dhe Messit për prezencën e tyre në stadium

Publikuar më: 16:59 05-12-2018

Në “Santiago Bernabeu” do të luhet sfida e ardhshme, ku do të përballen dy ekipet argjentinase në finalen e Kupës Libertadores. Përveç këtij lajmi ajo që bëri edhe shumë bujë ishte prezenca e C.Ronaldos dhe Lionel Messit në tribunë, të cilët ishin të ftuar specialë nga Federata argjentinase.

Tashmë është zyrtare se Messi do të jetë pjesë e tribunës, ndërsa Ronaldo jo. Sipas burimeve të futbollistit portugez Ronaldo nuk është ende gati që të kthehet pasi raportet mes tij dhe klubit madrilen u prishën që pas largimit të portugezit në drejtim të Juventusit. Kjo është një humbje e madhe, pasi prezenca e dy njerëzve që dominuan futbollin në dekadën e fundit do ishte diçka majft speciale në “Superclassicon” argjentinase.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607