INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet Ambasada Amerikane në Mal të Zi

Sulmohet Ambasada Amerikane në Mal të Zi

Publikuar më: 10:08 22-02-2018

Një person hodhi një granatë dore në oborrin e Ambasadës në kryeqytetin Podgoricë gjatë natës së shkuar, përpara se të vriste veten. Lajmi u konfirmua edhe nga qeveria e Malit të Zi. “Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj,ai hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

ambasada.jpg

Nga sulmi nuk pati të plagosur, ndërsa përfaqësia diplomatike paralajmëroi shtetasit amerikanë të qëndrojnë larg ndërtesës. “Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj. Ambasada po ashtu i udhëzoi amerikanët që t’i shmangin tubimet e mëdha në kryeqytet dhe të monitorojnë mediet lokale për përditësime mbi situatën. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168