INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulmet kibernetike, Shqipëria e pasigurt. Renditet në vendin e 89-të midis 165 shteteve [VIDEO]

Publikuar më: 18:16 08-09-2017

Shqipëria mund të bëhet shumë lehtë pre e sulme kibernetike. Në të vërtetë mund të thuhet me zë të lartë se vendi ynë është i pasigurt. Kjo për faktin se Shqipëria është renditur në vendin e 89-të midis 165 shteteve të botës,  të listuara sipas nivelit të sigurisë që ofrojnë.  Në indeksin global të sulmeve kibernetike ne renditemi shumë poshtë në listë, me një numër pikësh prej 0.314, ndërsa pas nesh vjen Serbia me vendin e 90 dhe një nivel pikësh prej 0.311.  Ne jemi një vend i pasigurt nga kërcënimet e privatësinë pasi hakerat mund të marrin nga sistemet  të dhënat tona personale, bankare dhe shëndetësore.  Ndërkohë vendet e tjera fqinje duket se ofrojnë më shumë siguri se ne.  Italia renditet në vendin e 31, Kroacia listohet  10 vende më pas, Greqia është në vendin e 64-të.  Edhe Mali i Zi ofron siguri shumë më të lartë sesa ne duke qëndruar 18 pozicione më sipër, pikërisht në vendin e 71. Vendi që ka marr vendin e parë për sigurinë kibernetike që ofron është  Singapori, një ndër vendet më të zhvilluara në aspektin e teknologjisë. Ky shtet ka siguruar pikë në nivelin 0.925. Sipas matjes së bërë, vlera 1 garanton mbrojtje totale dhe sa më e ulët shifra pas tij aq më e ulët siguria. Në vend të dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë si më pak të sigurta ndaj sulmeve kibernetike janë shteti i Guinesë Ekuatoriale që mbyll renditjen dhe Jemeni që renditet në vendin 164. Sulmet kibernetike po bëhen gjithmonë e më të shpeshta e sigurisht që parapa tyre qendojnë hakera që si qëllim kryesor kanë vjedhjen e të dhënave bankare të kompanive të mëdha, por edhe të individëve. Në maj 2017 një sulm kibernetik masiv shkaktoi shkëputje të kompanive dhe spitaleve në 150 vende duke shfaqur hapur nevojën për më shumë bashkëpunim mes shteteve.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793