INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suarez kualifikon Uruguain dhe Rusinë në fazën tjetër, merr fund Botërori për Arabinë dhe Egjiptin [VIDEO]

Suarez kualifikon Uruguain dhe Rusinë në fazën tjetër, merr fund Botërori për Arabinë dhe Egjiptin [VIDEO]

Publikuar më: 18:58 20-06-2018

Uruguai ka marrë një fitore të vështirë por me shumë vlerë përballë Arabisë Saudite. Suarez me shokë fituan me rezultatin 1-0 dhe në këtë mënyrë kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Me këtë rezultat feston edhe Rusia, pasi tani matematikisht këto dy ekipe, që kanë pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, do të jenë në raundin e ardhshëm, teksa Arabia Saudite dhe Egjipti janë eliminuar.

Ndeshja e fundit, Uruguaji-Rusi do të përcaktojë edhe vendin e parë të grupit, ku rusëve i bën punë edhe barazimi, pasi kanë golaverazh më të mirë se amerikano-latinët.

Ishte Luis Suarez ai që shënoi për Uruguain në ndeshjen e tij të 100-të me kombëtaren.                              

Sulmuesi i Barcelonës përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Mohammed Al Oëais, gjatë një goditje nga këndi dhe tundi rrjetën me portën e boshatisur. Ky ishte goli i parë për Suarez në këtë botëror, por duke qenë se ka shënuar edhe në 2010 e 2014, ai bëhet futbollisti i parë në historinë e Uruguajit që shënon gol në tre kampionate botërorë.

Article Logic
Execution time: 0.0016939640045166