INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit japin alarmin. Përdorimi i telefonit në timon po rritet frikshëm

Studiuesit japin alarmin. Përdorimi i telefonit në timon po rritet frikshëm

Publikuar më: 13:28 11-04-2018

Numri i personave që po përdorin telefonat e tyre në timon po shënon rritje dhe për periudha më të gjata kohore, raporton një studim i fundit nga Zendrive, SHBA.

Statistikat tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve për shkak të përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të makinës.

Zendrive mori në studim 4.5 milionë shoferë nga 14 shtetet e SHBA të cilët udhëtuan 7.1 miliardë milje përgjatë periudhës kohore dhjetor-shkurt dhe të dhënat tregun se 2 në 3 prej tyre e përdorën telefonin të paktën njëherë dhe për një kohë mesatare prej 4 minutash.

Në krahasim me një vit më parë me të njëjtën periudhë themeluesi i Zendrive Jonathan Matus pohon se ka një rritje në mënyrë dramatike të përdorimit të telefonit në timon.

Shtetet të cilat situata paraqitet më dramatike janë Kalifornia Uashington dhe Oregon. I vetmi shtet që kishte shënuar një ulje të përdorimit të smaprtohonit në timon ishte Vermont.

Të dhënat tregojnë se koha ku telefoni përdoret më shumë gjatë dhënies së makinës është ora 16.00 pasi në këtë orë dhe trafiku është më i lartë.

Ndërsa gjatë natës përdorimi i telefonit bie.

Studiuesit raportojnë gjithashtu se përdoruesit e Iphone kishin më shumë gjasa të përdornin telefonin në timon në krahasim e me ata të Android.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00087690353393555
    array(1) { ["section"]=> string(80) "studiuesit-japin-alarmin-perdorimi-i-telefonit-ne-timon-po-rritet-frikshem-54884" }