INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi zbulon se hakmarrja ka këtë efekt në organizmin tonë

Studimi zbulon se hakmarrja ka këtë efekt në organizmin tonë

Publikuar më: 11:07 10-01-2017

Hakmarrja është e ëmbël!

Edhe pse kjo shprehje njihet prej shekujsh, një studim i fundit zbuloi se është vërtet e tillë. Kërkuesit arritën në përfundimin se njerëzit jo vetëm ndihen mirë kur marrin përsipër të kryejnë akte hakmarrëse, por ndihen edhe më të lumtur kur i shohin të tjerët që i kanë lënduar të ndjenjë të njëjtën gjë.

David Chester fhr C. Nathan DeWall nga Universiteti i Kentakit testuan idenë se refuzimi social mund të detyrojë dikë të rregullojë humorin e tij dhe të ndihet më mirë duke bërë gjithçka. Ekipi i ekspertëve mori në pyetje 156 pjesëmarrës të shkruanin një ese që fokusohej në një temë personale dhe më pas ta shkëmbenin atë me një tjetër pjesëmarrës në mënyrë që ky i fundit ta komentonte. Nëse dikush e komentonte esene negativisht, personat e kritikuar duhej të kalonin një fazë tjetër. Ekipi vuri re edhe ndryshimin e humorit e të testuarve para dhe pasi të shprehnin agresivitetin e tyre mbi një kukull voodoo. Jo vetëm që ata ndiheshin më mirë, por ndonjëherë kalonin në forma të tjera lumture në krahasim me pjesëmarrësit, esetë e të cilëve ishin komentuar pozitivisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553