INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi që përfshiu edhe Shqipërinë/ Zbulon se shtatzënia në moshë të vogël shkakton probleme [VIDEO]

Studimi që përfshiu edhe Shqipërinë/ Zbulon se shtatzënia në moshë të vogël shkakton probleme [VIDEO]

Publikuar më: 13:52 03-11-2017

Një studim i ri i Shoqatës Amerikane të Zemrës ka arritur në përfundimin se gratë që bëhen nëna në vitet e para të adoleshencës rrezikojnë më shumë që të preken nga sëmundja Framingham, diagnoze që rrit riskun për sëmundje kardiovaskulare.

Catherine Pirkle, përgjegjëse e studimi deklaroi se ardhja e fëmijës duhet te jetë në një moshë të pjekur dhe ajo gjithashtu këshilloi vajzat adoleshente që të bënin kujdes në zgjedhjet e tyre pasi një zgjedhje e gabuar mund ndikojë në shëndetin e tyre.

Hulumtimet u bazuan në të dhënat e 1.047 grave të moshës 65-74 vjeç nga Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kolumbia, të dhënat e të cilave u regjistruan në Lëvizjen Ndërkombëtare në Studimin e Moshës në vitin 2012.

Rezultatet e këtij studimi nxjerrin në pah dhe mungesën e informacionit që adoleshentet kanë për marrëdhëniet seksuale dhe mënyrat se si të mbrohen.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285