INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi për bulizmin/ Ngacmimet ndikoj negativisht deri në moshën 16 vjeçare [VIDEO]

Studimi për bulizmin/ Ngacmimet ndikoj negativisht deri në moshën 16 vjeçare [VIDEO]

Publikuar më: 18:10 12-10-2017

Rreth 49 % e fëmijëve në të gjithë botën kanë raportuar të paktën një herë në jetë janë përballur me bullizmin.

E sipas të dhënave shifrat janë alarmante duke ngritur kështu dhe shqetësimin e specialistëve se bullizmi në moshë të hershëm mund të ndikojë negativisht dhe në jetën në vijim të fëmijës.

Megjithatë një studim i fundit i bërë nga Univeristetit i Virxhinias ka arritur në përfundimi se bullizmi mund të ndikoj negativisht deri në moshën 16 vjeçare pasi me kalimin e viteve dhe efekti i tij minimizohet.

Shumë fëmijë që janë nën shënjestrën e sulmeve përjetojnë nivele të larta të stresit, ankthit dhe depresionit por që këto pasoja negative me kalimin e viteve do kenë më pak ndikim.

Por studiuesit nuk përjashtuan dhe mundësin që bullizmi mund ti ndryshoj jetën një fëmije pasi siç dhe dihet bullizmi ndahet në kategori dhe në periudha kohore.

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës një numër i madh fëmijësh tentojnë ti japin fund jetës për shkak të bullizmit të vazhdueshëm nga bashkë moshatarët e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168