INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimet një mënyrë e mirë për të ikur nga vendi! Eurostat tregon numrin në rritje të të larguarve

Studimet një mënyrë e mirë për të ikur nga vendi! Eurostat tregon numrin në rritje të të larguarve

Publikuar më: 09:58 18-07-2019

Nga viti në vit numri i të rinjve shqiptarë që po braktisin vendin dhe me sebepin për të studjuar është rritur. Të dhënat e Eurostat tregojnë se pjesa më e madhe e tyre i janë drejtuar universiteteve europiane. Vetëm vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë 2360 leje qëndrimi për studentet shqiptarë në vitin 2018. Në raport me një vit më parë numër është rritur me 17%. Në 2017-n numri i lejeve të dhëna për studentët shqiptarë ishte 2025. Që të kuptoni se sa shumë është rritur numri i studentëve jashtë ju prezantojmë dhe me një shifër tjetër.

Në 2014-n Bashkimi Europian dha për studentët 1627 leje qëndrimi të lëshuara për herë të parë.
Ndër arsyet që kanë raportuar të rinjtë se përse duan të studjojnë jashtë, përveç cilësisë së shkollave të larta, ata duan një standard më të lartë jetese dhe kushte më të mira. Gjithësesi në të gjithë botën numri i studentëve të rinj nga Shqipëria që nisën studimet në 2018 është rreth 9 mijë. Kurse në 2017 ka qënë afro 7.500.

Po cilat janë shtet Europiane më të preferuara?
Gjermania është destinacioni kryesor për shqiptarët që emigrojnë për arsye studimi. Në 2018-s janë dhënë 781 leje qëndrimi, rreth 46% më shumë se një vit më parë.
Pas Gjermanisë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit për arsye edukimi e ka Italia me 526 leje shkollimi.
Në vend të tretë renditet Franca me 215 leje qëndrimi, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 156, Austria me 132 dhe Holanda me 83 leje.
Stoku më i lartë i studentëve shqiptarë është regjistruar në Itali dhe Greqi, ku janë të përqendruar edhe pjesa më e madhe emigrantëve me leje qëndrimi. Por vitet e fundit tendenca ka qenë gjithnjë e më shumë në rritje në vendet e perëndimit.

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982