INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studim/Të rinjtë më optimistë se prindërit e tyre në lidhje me progresin ekonomik[VIDEO]

Publikuar më: 09:29 04-10-2018

Banka Botërore në një studim mbi besimin e të rinjve për prespektivën e tyre ekonomike e rendit Shqipërinë si një ndër shtetet kryesore që të rinjtë mendojnë që kanë aspirata më të larta ekonomike se prindërit, mundësi dhe dëshirë për të lëvizur nga vendi. Krahasuar me rajonin, kemi përqindjen më të lartë të të rinjve që mendojnë se kam bërë gjëra më të mira në jetë se sa prindërit dhe ekonomia e tyre do ecë, me rreth 55 %. Ndërsa në Serbi më pak se 45 % të të rinjve kanë pohuar të njëjtën gjë. Të rinjtë maqedonas rezultojnë të fundit në rajon me ambicie ekonomike dhe dëshirë për të lëvizur jashtë për të shtuar të ardhurat.
Sipas Banka Botërore perceptimet e të ardhmes ndryshojnë shumë në vende të ndryshme të botës dhe janë pjesërisht të lidhura me mobilitetin e individëve.
Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, në bazë të të dhënave nga sondazhet, përqindja e të anketuarve që mendojnë se kanë bërë më mirë në jetë sesa prindërit e tyre varion nga afërsisht, dy të tretat në Uzbekistan dhe Taxhikistan, në vetëm një të katërtën në Armeni. Gjithashtu shumica e të rriturve në vende të tilla si Republika e Kirgistanit, Taxhikistani ose Uzbekistani besojnë se fëmijët e lindur sot do të kenë jetë më të mirë sesa gjenerata e tanishme, ndërsa pikëpamje të tilla janë shprehur vetëm nga 12% e të rriturve në Slloveni dhe më pak se një e katërta e të rriturve në Qipro, Greqi dhe Itali.
Raporti sugjeron veprime dhe politika lokale, kombëtare dhe globale që mund të ndihmojnë në thyerjen e ciklit të varfërisë, duke i hapur rrugën gjeneratës së ardhshme për të realizuar potencialin e tyre dhe për të përmirësuar jetën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398