INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studim, shqiptarët të varfër edhe kur bëhet fjalë për të përdorur taksi[VIDEO]

Publikuar më: 16:31 07-05-2018

Shqipëria rezulton ndër shtetet me çmime më të larta të taksive bazuar në nivelin e jetesës. Ky është rezultati i një anketimi të bërë nga portali ndërkombëtar, që merret me cilësinë e jetesë në botë, Numbeo. Ajo që e bën dhe me të veçantë këtë studim është fakti se çmimet në të gjitha qytetet shqiptare janë pothujase të njëjta, ndërsa në shtete e tjera ato janë të ndryshme. 

Në Shqipëri çmim është 250 lekë për 2 kilometra e më tej ajo rritet në bazë të gjatësisë së rrugës. Në vendin tonë ka dhe shumë taksi, që punojnë në të zezë, por ato jo vetëm, që nuk përdorin taksimetër, po i mbajnë çmimet më të larta se ato të licensuarat.
Bëjmë një krahasim, duke marrë shembull Greqinë, që ka standad jetese më të lartë se ne. Qyteti i Selanikut ka çmimet më të ulta të taksive në të gjithë Greqinë dhe mund të marrësh një taksi duke nisur nga 0.70 cent për 1 kilometër, pra për dy kilometër paguhet 1 euro e 4 cent, që nëse konvertohet me para i bie që të paguash diçka më pak se në Shqipëri, ku dihet që niveli i jetës së banorëve të Selanikut është shumë më i lartë. Ndërsa në Athinë është pak më shtrenjtë 0.74 cent, kurse qyteti me çmimin më të lartë është Larisa, me 1 euro e 65 cent për 1 kilometër.
Maqedonia e ka dhe më lirë 25 dinarë për 1 kilometër, që shkon afro 60 lekë dhe 2 kilometër afro 120 lekë.
Rezulon, që shqiptarë udhëtojnë shumë pak mesatarisht 17 kilometra në ditë, grekët 41 km. Në Evropë më shtrenjtë për të udhëtuar më taksi paguajnë serbët, turqit, hungarezët, anglezët dhe shqipëtarët. Pesë vendet më të lira janë Portugalia, Suedia, Irlanda, Norvegjia dhe në krye është Rusia. Kampionët për çmime të lira të taksive në raport me nivelin e jetesë, lëvizin mestarisht 93 kilometra në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877